Blinken: I thashë Lavrovit që të anulojnë vendimin për pezullimin e traktatit të armëve bërthamore

3 Mars 2023, 20:44

I thashë Sergei Lavrov se Rusia duhet të "angazhohet në një veprim diplomatik kuptimplotë" që mund të prodhojë një "paqe të drejtë". Kështu deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken , duke raportuar në një konferencë për shtyp bisedën e tij të shkurtër me ministrin e Jashtëm rus, në margjinat e G20 në Nju Delhi.