Blinken në NATO: Nuk do t’i lëmë miqtë e BE-së në të ftohtë! Lini pas varësinë nga energjia ruse

10 Shtator 2022, 17:34

Kriza energjetike e kthyer tashmë në një shqetësim për të gjitha shtetet europiane ka marrë vëmendjen edhe të aleatëve më të ngushtë të NATO-s dhe të SHBA. Pas një takimi të zhvilluar në selinë e Aleancës Atlantike të Veriut në Bruksel, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë premtoi mbështetje.