Bllofi i Berishës për dhunimin e ish-bodigardit, Lleshaj: Tani pres një përgjigje publike

3 Qershor 2019, 13:45

Pas publikimit të videos së Report Tv që rrëzon versionin e Sali Berishës për dhunën ndaj Ymer Çelës dhe djalit të tij, ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai thotë se tashmë pret një përgjigje publike për akuzat që u bënë kundër policisë.

"Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës" deklaron Lleshaj.