Bllokadë ajrore e paprecedentë në SHBA! Të gjitha fluturimet të anuluara, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka prova se është një sulm kibernetik

11 Janar 2023, 19:50

SHBA- Të gjitha fluturimet e brendshme në SHBA janë pezulluar për shkak të një defekti teknik me sistemet e kontrollit të fluturimit. Administrata Federale e Aviacionit thotë se ka një problem me sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme.