Bllokohet anija me 700 kg kokainë në ishujt Kanaries, arrestohen dy vëllezërit italianë dhe dy bashkëpunëtorët e tyre

22 Gusht 2023, 18:27

Dy vëllezër nga Rimini i Italisë, një serb dhe një kroat janë vënë në pranga nga policia spanjolle pasi u kapën pranë ishujve Kanarie, duke transportuar me një anije 700 kilogramë kokainë.