Bllokohet Thumanë-Kashar/ Banorët protestojnë për herë të dhjetë, kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre

3 Shtator, 18:59

Një ditë pas protestës para parlamentit gjatë seancës së parë plenare për këtë sezon, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dolën sërish për të bllokuar rrugën Thumanë Kashar.

Banorët protestojnë për herë të dhjetë në këtë aks, teksa nuk mungojnë shtyrjet dhe përplasjen me policinë në rrugë.

Kërkesa e tyre është hyrje dhe dalje nga ky aks për zonat e tyre.

    No videos found.