‘Blloku i Sigurisë’, një godinë krejtësisht e re do të vihet në dispozicion të komisariateve të Tiranës për të arrestuarit

2 Maj 2022, 17:50 | Përditesimi: 3 Maj 2022, 07:11

‘Blloku i Sigurisë’, një godinë krejtësisht e re do të vihet në dispozicion të komisariateve të Tiranës për të arrestuarit. Asnjë i prangosur nuk do të shkojë në qelitë e komisariateve duke shmangur edhe aktet e arratisjes apo vetëflijimit. Report Tv zbulon se ambientet e reja ndodhen pranë burgut 302 tek Mine Peza.

Sh.Sh/Shqiptarja.com