Boçi refuzon debatin me Sefën e PD: Ma hiq nga pamja, ky është kurth

30 Nëntor 2023, 19:02

Ish-deputeti i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka refuzuar të debatojë me sekretarin e PD-së për Çshtjet Ligjore, Indrit Sefën i cili ndodhej në studio.

Ai tha se një debat i tillë nuk i shërben opozitës, duke e quajtur edhe si kurth dhe kërkoi që të hiqet pamja e Sefës nga gjysma e ekranit që mos të dukej si debat mes tyre.