Boçi: SPAK të nisë hetimet në të gjitha bashkitë e vendit! Gogu: Në 15 maj, kryebashkiakët e PS vijojnë punën, humbësit gjejnë pretekste

10 Prill 2023, 18:16

Deputeti demokrat, Luan Baçi bëri thirrje që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të nisë hetimet në të gjitha bashkitë vendit, veçanërisht në Fier dhe Roskovec ku sipas tij janë bërë shkelje të rënda.

“SPAK të fillojë hetimet në të gjitha bashkitë sidomos në Fier dhe Roskovec sepse ka shkelje të shumta. Për bashkinë e Roskovecit ka shkelje për të cilat duhet të merret në pyetje kryebashkiakja e Roskovecit”-theksoi Baçi.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Toni Gogu u shpreh se pas datës 14 maj, kryebashkiakët aktualë socialistë do vazhdonin të ishin në punë ndërsa pala humbëse do përpiqet të gjejë argumenta për humbjen.  

“Në 15 maj, kryebashkiakët do jenë aty duke vazhduar me llogaridhënien. Ndërsa humbësit do i dëgjoni duke thënë jo po doli dielli, jo po doli kjo etj etj. E dinë mirë qytetarët shqiptarë se kush ka punuar dhe ka ndërtuar gjatë këtyre viteve”-përfundoi Gogu.

  •