‘Bomba kimike’ Bonzai, eksperti në Report Tv: Efektet të paimagjinueshme, laborator prodhimi edhe në Shqipëri! Kanabisi mjekësor? Qytetarët të pyeten me referendum

25 Prill 2022, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2022-04-25 19:47:51

“Fillimisht është përdorur në Turqi, pas viteve 2000. Tregtarët në ato kohë e quanin “jamaica”. Ajo ishte marihuanë e pastër e përzier me elementë kimikë që i japin shijen. Turqit e kanë importuar nga Belgjika dhe Holanda. Pas zbulimit të laboratorëve që tregtarëve të vegjël në Turqi, u çmontuan. Pas kësaj u fut një avancim i kësaj droge aritificiale që mori emrin Bonsai. Përdoren gjethe të thata të përziera me elementë kimikë. Kjo e bënë edhe agresive, i jep të gjitha elementet negative.  Bonzai është shumë i rrezikshme ka efekte të paimagjinueshme nga konsumi.”, tha ai.

Sipas tij kjo drogë prodhohet përmes laboratorëve edhe në Shqipëri, pasi është e thjesht dhe  nuk ka kosto.

“Droga prodhohet në laborator, të tillë ka edhe në Shqipëri. Ka plot njerëz që merren me drogë dhe kanë aftësi ekonomike. Formula e saj është mjaft e thjesht dhe e lirë, ndaj preferohet.”, tha ai.