Bombardohet qyteti rus Shebekino! Sulmet shkaktojnë mungesë të energjisë elektrike dhe e ujit

20 Dhjetor 2022, 12:38

Mëngjesin e ditës së sotme u bombardua qyteti rus Shebekino, në rajonin e Belgorodit, ku një re tymi i zi mund të shihen në videot e postuara nga banorët. Sulmi shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

"Furnizimi me energji elektrike u ndërpre si rezultat i bombardimeve. Një e treta e banorëve të qytetit mbetën pa energji elektrike. Granatat goditën zonën industriale. Ka të paktën një viktimë," shkroi guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov në Telegram ri postuar nga mediat ukrainase të cilët komentuan: si zakonisht Gladkov fajëson Forcat e Armatosura të Ukrainës.