Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme së bashku me shumë liderë të tjerë botërorë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.
Osmani u ul pranë Trump në momentin e hedhjes së firmës së saj. Mes dy liderëve ka pasur shtrëngim duarsh dhe një bisedë të shkurtër.
Edhe Shqipëria ka pranuar ftesën e Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, por kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.


















