Boris Johnson ‘zhvishet’ nga kostumi i kryeministrit, kapët ‘mat’ duke bërë pazar në marketin grek

13 Gusht 2022, 15:06

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ndodhet me pushime në Greqi. Lajmin e ka bërë të ditur një video që po qarkullon në rrjete sociale ku është  xhiruar së fundmi nga qytetarët në një  supermarket në zonën Nea Makri, teksa bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.