Borsh çel sezonin, përgatitet për "South outdoor festival"

21 Qershor 2021, 07:53 | Përditesimi: 21 Qershor 2021, 07:53

Në një atmosferë festive Borshi ka hapur sezonin veror si dhe është lançuar festivali "South Outdoor Festival" që do të mbahet në shtator me këngëtare vendas e të huaj. Një nga perlat e rivierës shqiptare në bregun jonian është Borshi. Fshati turistik që shtrihet sapo kalon gjirin e Porto-Palermos në jug të Himarës.Përmes detit të kristaltë në Borsh shtrihet një fushë e madhe e mbjellë me ullinj, agrume që mbush me gjelbërim e natyrisht edhe me ajar të pastër hapësirën gjigante të plazhit rreth 7 km.Për këto arsyeje dhe jo vetëm Borshi është vendi ku do të organizohet festivali "South Outdoor Festival" që mbahet në datat 3-6 shtator. Financues dhe organizatorë të festivalit treguan për pushuesit dhe mediat e pranishme disa detaje të festivalit që po përgatitet në këtë fshat turistik. Drejtoresha e GIZ tha se ky festival është pjesë e pragramit për zhvillimin rural, ndërsa Kryetari bashkisë së Himarës Jorgo Goro synon që ky festival të kthehet në një event të përvitshëm. "GIZ ka për qëllim të suportojë Shqipërinë jugore që të jetë gati për të pritur turistë nga gjithë europa dhe një tjetër qëllim tjetër është të zgjatet turizmi, jo vetëm dy muaj e verës por gjatë gjithë vitit. Po kështu synojmë të promovojmë jo vetëm bregdetin por dhe produktet e fshatrave që janë shumë të mira dhe duhet te jene në treg për ti shijuar të gjithë.

r.k./Shqiptarja.com