Borxhet, bashkia e Lezhës u fal 30 milionë lekë bizneseve: Gjoba të vendosura nga KLSH para një dekade

28 Dhjetor 2023, 16:24

Gjobat e vendosura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ndaj disa bizneseve, por edhe ish-punonjësve të administratës, Bashkia e Lezhës nuk ka mundur t’i vjelë për më shumë se një dekade. Në këto kushte vendosi të falë plot 30 milionë lek detyrime të prapambetura, edhe pse hasi në kundërshtinë e të djathtëve në këshillin bashkiak.