Si një fëmijë, arbitri Slavko Vincic s'i mban lotët pasi mësoi se do të gjykojë finalen Spanjë - Argjentinë

17 Korrik, 10:13 | Përditesimi: 17 Korrik, 10:16

Të dielën në orën 21:00 me kohën në Shqipëri, Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Arbitri slloven Slavko Vincic është përzgjedhur nga FIFA për të qenë gjyqtari i këtij takimi.

Gjatë mbledhjes me arbitrat e Botërorit 2026, 46-vjeçari Slavko Vincic nuk i ka mbajtur lotët kur drejtuesit e Gjykimit në FIFA i kanë komunikuar lajmin. Përqafime dhe duartrokitje nga të pranishmit, teksa Vincic do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.

E.H/Shqiptarja.com