Pas sukseseve në mundje dhe në atletikë, sportistët e Sport Klub Tiranës vijojnë të dhurojnë rezultate të shkëlqyera në garat ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ngjyrat Kuq e Zi. Këtë fundjavë është skiatorja e talentuar, Lara Colturi, që garon për Shqipërinë, e cila arriti të kualifikohet në finalen e ‘sllallomit gjigand’ në Solden.
Skiatorja që mbron ngjyrat “Kuq e Zi” është renditur e 16-ta në etapën inaguruese. Ndalesa e radhës është me 16 Nëntor në Levi.
Në mbështetje të sportistes së re, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vëmendja ndaj sportistëve shqiptarë po jep rezultatet e pritshme, si në mundje dhe atletikë, e tani edhe në ski.Botërori i Skive/ Lara Colturi, kualifikohet në finalen e Kupës së Botës, Veliaj: Vëmendja ndaj sportit po jep fryte