Braçe demaskon Bashën, i nxjerr një tjetër video kur shante LSI-në dhe PDIU-në

23 Prill 2019, 22:44

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet kreu i PD-së, Lulzim Basha duke sharë LSI-n, të cilën para dy viteve e cilësonte shushunjë.

Por pas dy viteve, Basha ka ndryshuar krejtësisht qëndrim duke firmosur koalicionin opozitar, zyrtarisht sot. Për Braçen asgjë nuk harrohet, pasi janë të njëjtët.

"Koalicion i madh kunder zgjedhjeve meeee............Shushunja!!! Nuk e them une, e thote Lulzim Basha; Degjojeni: Koha e shushunjave ne pushtet LSI e PDIU merr fund!!

Me ze dhe fytyren qe ky ka!! Asgje nuk harrohet. Jane te njejtet. Nuk kane ndryshuar" shkruan Braçe. (E plote qendrimi i Bashes ndaj LSI-se)