Nënshkrimi i marrëveshjes së opozitës së re duket se është një tjetër skenë e politikës së gënjeshtërt të 28 viteve. Teksa sot Basha shtrëngoi duart me Kryemadhin dhe Idrizin vetëm 22 muaj më parë nënshkruajti një tjetër marrëveshje me Ramën që i dha PD-së kontrollin e gati të gjithë qeverisë dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në atë kohë Basha zotohej se nuk do të bënte kurrë alenaca me LSI, të akuzuar, bashkë me PDIU-në, se ishin pjesë e tepsisë së qeverisë.
A është i besueshëm një politikan, i cili në më pak se 22 muaj përmbys tërësisht bindjet e tij? Kjo është sfida kryesore, me të cilën duhet të përballet tani Lulzim Basha. Pasi mohoi zgjedhjet e vitit 2017, të cilat një vit e gjysmë më parë i kishte garantuar publikisht falë marrëveshjes parazgjedhore me Edi Ramën, që i dha PD-së kontrollin e gati të gjithë qeverisë dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor, sot lideri i PD ka nënshkruar një koalicion me LSI-në dhe PDIU-në, duke përgënjeshtruar kështu një tjetër bindje, të shpallur vazhdimisht gjatë fushatës elektorale të qershorit 2017, kur kishte siguruar se nuk do të bënte “kurrë koalicion apo pazar me LSI-në”, të akuzuar, bashkë me PDIU-në, se ishin pjesë e tepsisë së qeverisë.
Po çfarë mendonte Lulzim Basha për klimën elektorale në qershor të 2017-ës, para se rezultati i zgjedhjeve të certifikonte disfatën e tij?
Basha: "Kemi një Shqipëri që përjeton një fitore të parë të qytetarëve të bashkuar sepse marrëveshja e 18 majit është shumë më shumë se një pak, është një arritje e madhe qytetarëve për zgjedhje me standarde, që erdhi me largimin të gjysmës së kabinetit Rama dhe ardhjen e ministrave teknikë, me ndryshime në kodin penal që ashpërsojnë dënimet për krime zgjedhore. Ne kemi 7 gardianë të votës që kanë detyrë zbatimin e Kodit penal, mbikëqyrjen e kodit zgjedhor, çuarjen prapa hekurave të zyrtarëve që abuzojnë. Me 7 gardianë ministra teknikë që kanë detyrë të zbatojnë një Kod të ndryshuar penal, që do të cojë prapa hekurave këdo që guxon të prekë votën e qytetarëve"..
Por çfarë mendonte Lulzim Basha vetëm 18 muaj më parë për LSI-në dhe PDIU, me të cilën sot ka njoftuar në mënyrë solemne një koalicion të ri?
Basha: ''Me Partinë Demokratike, me opozitën, me Republikën e Re, LSI-ja nuk ka më asnjë shans të hyjë në matrapazllëqe dhe pazare. Çdo demokrat i tjetërsuar, i skllavëruar me teserën e LSI-së, apo me vend pune nga LSI-ja, tani ka shansin të rikthehet në shtëpinë e tij. Çfarë kanë arritur ata te PDIU për të drejtat e komunitetit çam? Më thoni një gjë që kanë arritur. Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore. PDIU-ja e Idrizit është një kopje e zbehtë i LSI-së, që ka parë modelin e një partie klienteliste dhe ka ndërtuar modelin e vet klientelist. LSI Shpk, PDIU tezgë. Janë parti Shpk, janë parti tezgash...''
Basha: ''LSI nuk do të jetë në pushtet sepse ka abuzuar me pushtetin. Jo vetëm në këto 4 vite, por në 8 vite ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste, pa axhendë, pa program që ngjitet pas çdo koalicioni, vetëm për të kapur vende pune dhe i paraprin fushatave me para në dorë. Ky model do të marrë fund, LSI-ja është bërë simbol i këtij modeli, LSI-ja nuk do të jetë në pushtet pas datës 25 qershor, kjo është 1000% e sigurt. Koalicioni që unë drejtoj do t’i fitojë zgjedhjet dhe ne do të qeverisim sipas një modeli që kurrë më nuk do të ketë vend për aleanca klienteliste dhe matrapazllëqe..Modeli i LSI-së po ndëshkohet dhe do ndëshkohet me votë''
Basha: "LSI ta ketë të qartë se koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor. Nuk ka më. Ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD"..
Kanë kaluar më pak se 22 muaj dhe Lulzim Basha ka ndryshuar mendim për gjithshka. A mund t’i besojnë atij ambasadorët dhe aleatët? Por, mbi të gjitha, a ia fal elektorati?
Ky eshte kualicion I qe synon rikthimin e kaosit,krimit,vrasjeve,droges-Lazaratit dhe varferise se shqiptareve,ashu sic e deshmoi kur per tete vjet sundoi Shqiperine dhe shqiptaret.
PërgjigjuKokra e bythq..it hahahaha tuurp i madh gjithë legenat prap bashkë.
PërgjigjuHistorija ka filluar me teatrin Nano-Berisha,kto bejne sikur jane armiqe dhe grabisin bashke.Edhe likja me ed brekushen skan lene gje pa u share
PërgjigjuNjani m.. e tjetri ka...
PërgjigjuI gezofsh sharebajgat e keshitlikes o Lulo, i ke te gjitha me eksperience te madhe nga haremi famekeq i Jales
PërgjigjuTa gezosh lsi o bashaqqqq o te humbte vula
PërgjigjuShikoni se cfar leck bythe është lulzim kriminel hajdut shal ngjitmi. Çfar thot tani nuk thot pastaj e hajde besoi këti karagjozi dal boje luli karalloi.
Përgjigjudhe hajde jepi voten keti legeni...
PërgjigjuEpo atehere e perdori Rama si perzervativ, do benin gjasme sistem me dy parti harroi budallai se nje shqiptar e ke ne tre parti njeheresh.
Përgjigju