PD-LSI me 8 aleatë në koalicion për të mos shkuar në zgjedhje. Basha: Nuk do të ketë më opozitë false (VIDEO)

Opozita e bashkuar që la Parlamentin duke dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, firmosi këtë të martë marrëveshjen e koalicionit opozitar zgjedhor. Një koalicion që sipas Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hedhë themelet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër. Qëllimi i koalicionit opozitar që në përbërje të tij ka 10 parti, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikanë, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK. PDIU, Mendimi i Djathtë Liberal dhe partia Konservatore është krijimi i një qeverie të përkohshme pas largimit të kryeministrit Rama, që të garantojë më tej mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Kryedemokrati Basha i priti aleatët njëri pas tjetrit teksa firmosën marrëveshjen e koalicionit opozitar me 10 pika, ku shoqërohej nga ish deputetët, Gazmend Bardhi, Edmond Spaho, Edi Paloka, dhe ish-presidenti Bujar Nishani, që njëherazi është kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Koalicioni opozitar, Basha firmos me Konservatorët dhe Liberalët e Djathtë

1556026447_1556026340basha.jpg

Partia Konservatore është e nënta që firmos marrëveshjen me Partinë Demokratike për krijimin e koalicionit opozitar. Gjithashtu PD ka firmosur marreveshjen për krijimin e koalicionit opozitar edhe me Partinë Mendimi i Djathtë Liberal duke e dërguar në total 10 numrin e partive në koalicion

Ora 12:16
Basha: Nuk do të ketë me opozitë false! (VIDEO)

Teksa opozita e bashkuar firmosi marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, një tjetër parti, që në përbërje të saj ka ish-demokratë, kritikët e fortë të Lulzim Bashës, u regjistrua në Gjykatë dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Për liderin demokrat Basha, ajo nuk është opozita e vërtetë. Ai u pyet nga gazetarët pas firmosjes së koalicionit me aleatët, në lidhje me partinë e re, "Bindja Demokratike" të Astrit Patozit, ku u shpreh: "Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false të diktuara nga krimi. Nuk do ketë më zgjedhje false, qeveri false, as opozitë false".

Ora 12:02
Basha: Të ndëshkohet Rama, Dako, Gjiknuri...koalicioni opozitar të fitojë zgjedhjet

Lideri i Partisë Demokratik Lulzim Basha tha se koalicioni opozitar, marrëveshja e të cilit u firmos këtë të martë nga PD-LSI dhe aleatë të djathtë,  PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU, do të zgjerohet më tej edhe me parti të tjera politike.

Apelin për t'ju bashkuar këtij koalicioni, Basha ja bëri edhe përfaqësuesve nga shoqëria civile dhe grupeve të tjera të interesit. Përmes këtij koalicioni tha Basha, do të krijohen themelet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ndëshkim të krimit elektoral. "Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri, pa u ndëshkuar krimi elektoral, duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknuri, pa ndëshkuar kryeministrin Edi Rama", tha Basha.

Marrëveshja opozitare - u shpreh ai - është jo vetëm kofirmim i mazhorancës së re politike, morale dhe numerike, por edhe përgjegjësi e fitores në zgjedhjet e ardhshme, të lria dhe të ndershme sipas tij. Misioni kombëtar sipas tij, është që t'i jepet fund tranzicionit politik.

"Akti i parë i këtij koalicioni do të jetë formësimi së bashku me faktorët shoqërore i platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i reformimit të thellë të sistemit zgjedhor", tha Basha.

"PD ka përfunduar paraditen e sotme nënshkrimin e marrëveshjes  se koalicionit politik dhe qytetar pë zgjedhjet e ardhshme. Në orët e ardhshme ky koalicion do të zgjedhohet me të tjera parti për t;i dhënë Shqipërisë të ardhmen që meritor. Pë r t'i dhënë fund zgjedhjeve false. Qëllimi është që të kthejmë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve. Kjo qeveri ka detyruar shqiptarët të ndërmarrim një eksod. Do angazhohemi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira. Do i japi, fund krizës kushtetues që gjykata të jetë larg ndikimeve politike për të vepruar me një standard. Do i japim fund krimit politik të vjedhjes së votave. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do ketë, pa u ndëshkuar krimi elektoral. Pa u vënë para drejtësisë Edi Rama me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknuri. Marrëveshja nuk është thjeshtë një konfirmim i vullnetit politike. Në supet tona qëndron një msion kombëtar. Në funksion të këtij misioni akti i parë do të jetë formësimi me gjithë faktorët shoqërorë i platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të sjellë mirëqenie për të gjithë shqiptarët. Largimi i shkaktarit të kësaj gjendje që shkaktoi politike, arsim dhe ekonomi false dhe krijimi i një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dua të citoj Tomas Xheferson: Tirania është populli ka frikë qeverinë, liria është kur qeveria ka frikë popullin", tha Basha.

Ora 11:40
Kryemadhi: Koalicioni, flamur i shpresës për shqiptarët, ne jemi anëtar të BE

Marrëveshja mes opozitës së bashkuar është flamuri i shpresës për shqiptarët, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas firmosjes së koalicionit opozitar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe aleatët e djathtë.

Pas partive të tjera aleate, edhe LSI është takuar me përfaqësues të PD për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar. Në takim Monika Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili, Luan Rama, Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kryemadhi ka folur për mediat ku ka thënë se kjo marrëveshje do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo thjeshtë votime.

"Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm. Tani të gjitha kanë strategjinë re opozitës. Kjo vjen si rezultat i të gjithë kësaj axhende përballë një shtetit të kapur. Axhenda garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha po populli nuk ka zgjedhur kurrë. Për sa i përket të gjithë procesit, kjo marrëveshje është flamuri i shpresë për të rinjtë dhe të rejat.

Shqipëria është Shtëpia e shqiptarëve. Ne jemi anëtarë të BE, vërtetë nuk jemi institutocionalisht, por zoti na ka vendosur në mes të BE. Çdo ditë e Ramës e largon Shqipërinë nga BE. Largimi i tij e afron vendin me BE dhe sjell atë sistem për të cilën kanë nevojë. Nuk ka asnjë lloj tërheqje. nuk po flasim për të birin e Kristaqit dhe Anetës por për telekomandën e krimit të organizuar. Zoti ju ruajt ju dhe shqiptarët", tha Kryemadhi.

 

Ora 11:36
Idrizi nënshkruan me Mesila Dodën dhe ish-kreun e AKU në krah: Parlamenti teatër kukullash

PDIU nënshkruan marrëveshjen e koalicionit. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi shoqërohej nga ish-deputetja demokrate Mesila Doda dhe ish-kreu i AKU Dritan Sejko. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Idrizi u shpreh se opozita është garante e pluralizmit politik dhe marrëveshja ka për synim realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Opozita është garante e pluralizmit politik në kushtet e kapjes së shtetit dhe gjyqësorit.Ne po kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo maxhorancë po tenton të emerojë dhe opozitën duke e kthyer parlamentin në teatër të Kukullave.Ne mendojmë se kjo qeveri duhet të qeverisë shqiptarët që kanë halle shumë të mëdha. Duhet t'i japim kësaj një zgjedhje politike, për ta bërë shqiptarin të votojë. Ne kemi një program dhe elektorat dhe sot po bashkojmë të gjithë bashkë parimet tona. Shqiptarët janë lodhur. Sot është e nevojshme që Shqipëria të ketë njerëz normal dhe të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Idrizi.

 

Ora 10:40
Dashamir Shehi nënshkruan koalicionin opozitar: Kjo është beteja jonë ndaj Rilindjes

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka nënshkruar koalicionin opozitar. Në fund të marrëveshjes ai është shprehur se kjo është një betejë kundër Rilindjes për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Është një letër mirëkuptimi politik. Është e larguar nga egoizmat parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes. Kjo është pjesë e betejës politike. Qytetarët nuk do votojnë sepse zgjedhjet kanë rënë. Harku opozitar po zgjerohet çdo ditë. Ky është regjim. Nuk është më një grup njerëzish që qeverisin Shqipërinë. Unë uroj që çdo koleg i ri të bëhet në radhë të parë opozitar. Ne do të shikojmë rrugën tonë. Politikat burojnë nga sistemet zgjedhore. Pikat e marrëveshjes janë këmbët që e mbajnë gjallë atë", u shpreh Shehi.

Ora 10:15
Ndoka nënshkruan koalicionin opozitar: Rama ka mbetur i vetmuar

Kreu i PDK, Ndark Ndoka ka nënshkruar koalicionin opozitar me liderin demokrat Lulzim Basha. Në fund të takimit Ndoka u shpreh se ky ishte një hap drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai tha se Rama ka mbetur i vetëm.

"Unë e falenderova edhe lierin demokrat, edhe PD për faktin që ka ruajtur mozaikun e vlerave të pafaqësimit. Sot Rama ndodhet i vetmuar pavarësisht se ka thirrur disa parti që nuk i ka përjashtuar akoma në koalicion. Ndryshe nga e majta e çoroditur, kemi ngritur një ekip në një kohë që Rama po tenton të garojë me një ekip me të cilin dështoi në parlament. I bëj thirrje zotit Rama të kuptojë realitetin e politikë shqiptare, dhe që opozita është garancia e këtij sistemi. Jemi të vendosur të zhvillojmë zgjedhje të lira pa Ramën kryeminsitër, për të hapur një axhendë europiane", u shpreh Ndoka.

1556007249_ndokabasha.jpg

Ora 09:59
Zbardhet marrëveshja me 10 pika e koalicionit opozitar

Marrëveshja e koalicionit opozitar  e cila po nënshkruhet ditën e sotme mbështetet në 10 pika kryesore të cilat kanë synim zgjedhjet e lira dhe të ndershme

1. Krijimin e një Koalicioni të Bashkuar Opozitar dhe Qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

2. Partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

3. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:

(i) Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(ii) Përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

(iii)Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

(iv) Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrjeje politike.

(v)  Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

4.Në mbrojtje të demokracisë dhe tëzgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.

5.Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitarnë të gjithë vendin.

6.Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.

7. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë ngaoligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private.Kjo Platformë e Përbashkët ka për qëllimnxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim,mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimittë organizuar, korrupsionit dhe pastrimittë parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqeniene qytetarëve.

9.Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të të cilit dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.

10.Angazhohemi për një marrëdhënie politike dhe elektorale me çdo individ apo parti politike, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.

Ora 09:55
Koalicioni opozitar/ Nënshkruajne Dule dhe Duka

Pas Fatmir Mediut, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe kreu i PAA, Agron Duka.

Ora 09:39
Fatmir Mediu nënshkruan koalicionin opozitar, krah tij edhe Aida Shtino

I pari që ka nënshkruar kolicionin opozitar ka qenë kryetari i PR, Fatmir Mediu i shoqëruar nga anëtarë të partisë së së tij, mes të cilëve edhe Aida Shtino.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të koalicionit, Mediu tha se kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 24/04/2019 09:32

    Ekip kriminelesh,antishqiptaresh,vrastaresh,hajdutesh qe per tetet vjet sa sunduan shqiptaret, I varferuan duke I vjedhur, madje edhe vrare shqiptaret.te njejetit nga opozita, injoruan, shane,dhe perbalten vlerat materiale e shpirteror kombetare, kudo qe shkuan e nga do qe paraqiteshin.

    Përgjigju
  • Na bashkoje grabitja: 23/04/2019 17:49

    Un po te isha cam do me vinte turp te votoja per nje parti qe eshte bashke me vangjelin e dules,kto monstrra politiqenesh per para shesin edhe shpirtin.Te gjithe nje bande hajdutesh jane,edhe kryeministri me brekushe shoku ketyre eshte

    Përgjigju
  • CaBone: 23/04/2019 17:48

    Ti je fallco kok e kemb o Burbuqe Lulushja

    Përgjigju
  • Skandal: 23/04/2019 17:13

    Nje Tufe Hajnash Provincialesh Banale",qe s'nginjen duke vjedh,e ma e keqja nuk din as me Bo as gjitha?!

    Përgjigju
  • Emigrati: 23/04/2019 15:28

    Ju te gjithe aleatet e P. D nuk beni sa njé njeri normal (jo sa njé Parti normale)

    Përgjigju
  • Meta: 23/04/2019 15:18

    Cili eshte "kualicioni opozitar"Ne dy krahet Basha ka Paolken dhe Bardhi, dy bashpartiak pa autorite epa ansje vlere poltike epa identitet as personal e as kombetare e moral.Perball Kryemedhen, krahu I krykrimit ne Shqiperi,Mediun bashkkriminel I Gerdecit,Shehin nje "pen" tradicional. Tjeteri perball qe kaliron here te Rama e here te Basha,Nardi qe reciton tekste te te tjerve,mesuesit I ndrron sic I nderon kemishet.Kjo opozite "do bej e fushate" per hyrje,por nuk thot nga cila dere, ne qeveri,Sigurisht do ta humb rruget teresisht, dhe do mbetet edhe me larg se qe ishte nga qellimi.

    Përgjigju
  • Sabru: 23/04/2019 15:03

    Po partia pk dhe pp nuk ju bashkua me ju?

    Përgjigju
  • Maks: 23/04/2019 14:42

    Do shpallin luft gjeneralet e ushtrive te vdekura una banda del shemi

    Përgjigju
  • altintop: 23/04/2019 14:33

    Mareveshja e pare zyrtare kunder shqiptarve dhe perendimit... Jeni te pa shprese dhe nuk do ja arrini kurre qellimit!!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 23/04/2019 13:22

    Sapo firmosen fundin e tyre te turpshem,me bekimin e plote te Ilir Metes e Sali Kriminelit.

    Përgjigju
  • Populli: 23/04/2019 13:15

    Boll do te thote boll,ju te PD-LSI duhet te dilni nga skena politike shqiptare,boll me jeni ne fundin tuaj te pashmangshem si tradhetare te ketij vendi,30 vjet qe punoni kunder Shqiperise.

    Përgjigju
  • oooo: 23/04/2019 13:07

    alamet mareveshje...ohh..na lodhet

    Përgjigju
  • Donela: 23/04/2019 12:59

    Tani po quhet "marreveshje" per te rrenuar Shqiperine,me PD-LSI & Camet me Greket,Nard Ndoka,Duka,Mediu bashke kjo po qe quhet aleanca kunder Shqiperise,e dirigjuar dhe orkestruar nga dora vete Sali Krimineli dhe ata qe duan te na shikojne keq e me keq.

    Përgjigju
  • S.P.A.K: 23/04/2019 12:55

    cuhuni shqiptare e fundosni keta kriminele legjendare qe vodhen dhe e plackiten per vite me radhe kete vend , e duan perseri te vazhdojne ti hedhin hi syve popullit , turp per ne si popull qe vazhdojme t pagujme taksa dhe i votojme keta bandite ta paskrupll

    Përgjigju
  • SPAKU: 23/04/2019 12:46

    Çuf çuf çuffffff...po vjen lokomotiva e SPAKUT...erdhi mo plehra erdhi...sdo dini ku te futeni,,,nj tuf pjanecesh hajdutesh kriminelesh me duart me gjak me ne krye RRUSPIEN... Sapo firmoset marrveshjen me agjencine funerale per veten tuaj,,,prisni o shqiptar se do i shikoni minjte si do çjerrin njeri tjetrin kur t vij ora...TIK TAK TIK TAK TIK TAK.....

    Përgjigju
  • Erik: 23/04/2019 12:25

    Ku eshte buzeqeshja e fitores? Dukeni sikur sapo keni nenshkruar paktin e vdekjes tuaj.

    Përgjigju
  • LORA: 23/04/2019 12:07

    Karagjozlleku i fundit (marreveshje gangsteresh dhe antishqiptaresh te perbetuar) i pakices ,qe rren vedin se eshte shumice. Me ju lumte,aty rrini e veshtroni per qifkulla-marreveshjesh.Shqiperise i behet mire ga ngordhja juaj .

    Përgjigju
  • lavdosh: 23/04/2019 11:58

    Nje show banal, pa asnje gje te re. Thjesht propagande a thua u be deti kos. Mundohen qe tju japin energji forcave te tyre, por harrojne qe beteja behet me shumicen e heshtur, qe do te thote jo me militantet partiake. Gjithe kjo zhurme per asngje

    Përgjigju
  • Kritik: 23/04/2019 11:38

    Jan bashku me vrap partite qe sbejn dot 1 deputet por fshihen te b**ha e PD

    Përgjigju
  • Mario: 23/04/2019 11:19

    Nuk e di nese termeti ka lidhje me nenshkrimin e kesaj marreveshje apo eshte nje shenje nga Zoti per ndryshim.

    Përgjigju
  • Bubuleshi ta ngjeshi: 23/04/2019 10:45

    Tani që nënshkruajti fatmir medi jevgu që ka duart me gjak partia fashiste e malokut kryekriminel salhe nevojtores në Shqipëri do bin petlla nga qelli. E

    Përgjigju
  • Populli: 23/04/2019 10:29

    Ne populli ju kemi shkerdhyer marreveshjen. Jane bere bashke Camet me greket dhe te majtet me gjoja te djathtet. Hahaha. Trecereku nuk do ta shohin kurre me deren e parlamentit.

    Përgjigju
  • Tuurp: 23/04/2019 09:40

    Tani po që o bëhet shtet që firmosi Fatmir Mudiu, ish ushtari i Gërdecit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat