Tirane- Deputeti Erjon Braçe doli krah blegtorëve të cilët po protestojnë këto ditë pasi ankohen për mungesën e subvencionimeve nga ana e qeverisë shqiptare që po i çon drejt falimentimit
Në intervistën për emisionin "Studio Live' Braçe vuri theksin tek lufta kundër informalitetit dhe u ndal tek adresimi i çështjes së tatimit mbi vlerën e shtuar
Duhet të adresojmë cështjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Nëse vijojmë në të tilla kushte informaliteti do të vijojë të vlojë. Kam marrë shifrat e doganës dy fabrikat më të mëdhaja në këtë vend 9 mijë ton për 2023 pranë 10 mijë ton qumësht të importuar lëng i skremuar, që nuk bëhet as djath kaçkavall, asgjë. Është përdorur thjesht si lëng. 10 mijë ton është qumështi i tyre që nuk shitet.
Kërkon ti jepet fund informalitetit.
Duhet të marrë fund informaliteti duhet ti japim zgjidhje. Është informaliteti që bën që nga 1600 lekë për litër qumështi i deles përfundon në 1200 lekë brenda një jave. Çfarë ka ndodhur, kanë gjetur qumësht deleje diku tjetër