Brandon, amerikani që la Kaliforninë për tokat e Vlorës! Nga inxhinier IT në fermer, 30-vjeçari: Do mbjell fillimisht produkte organike

19 Mars 2022, 15:32

Brandon Russomanno nga Kalifornia, kishte dëgjuar vetëm një herë për Shqipërinë, para se të vendosej përfundimisht në fshatin Beshisht të Vlorës.

 “Jam i dashuruar me tokën dhe vendosa të investoj pikërisht këtu në Vlorë. A kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë? Të jem realist jo. Por, unë falë edhe faktit se nëna ima ka prejardhje nga Italia, për pushime çdo verë shkoja në Itali dhe aty dëgjuar fillimisht për Shqipërinë. Gushtin e kaluar erdha për pushime ku dhe vendosa të investoj. Në Kaliforni toka kushton shumë shtrenjtë dhe unë e dua tokën”, tha Russomanno.