I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë për të mos i vendosur gjobë, SPAK arreston dy inspektorët e ISHTI-t

28 Shtator, 11:32 | Përditesimi: 28 Shtator, 12:08

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për inspektorin e ISHTI-t dhe 'arrest shtëpie' për inspektorin tjetër, pasi i kanë marrë një biznesi në Korçë një shumë rreth 2 milionë lekë. Rasti ka ndodhur në vitin 2021 pas një inspektimi në subjekt me qëllim për të mos gjobitur biznesin pasi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm.

r.k./Shqiptarja.com