Bregdeti shqiptar i 'pushtuar' nga pushuesit gjatë fundjavës, trafik i rënduar në disa akse

27 Qershor 2021, 19:15 | Përditesimi: 27 Qershor 2021, 19:15

Edhe këtë fundjavë temperaturat kanë qenë të nxehta dhe numri i pushuesëve që kanë zgjedhur detin për të kaluar ditën ka qenë i lartë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se trafik të rënduar ka në rrugën dytësore Golem-Plepa, në Ndroq-Durrës, te Gjiri i Lalëzit- Maminas si në autostradën Tiranë-Durrës. Pavarësisht numrit të lartë të makinave nuk bëhet fjalë për bllokime në këto akse rrugore.