Bregu për Report Tv: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë, problem i BE! Sa më shumë zvarritet procesi aq më shumë ulet besueshmëria

24 Qershor 2021, 14:56 | Përditesimi i fundit: 2021-06-24 17:42:29

Për Shqipërinë nuk u vendos dot sërish caktimi i një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të shënonte dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, edhe pse këtë herë për shkak të bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut. Për këtë vendim, Majlinda Bregu tha për Report Tv se është për faj të problemeve të BE dhe jo të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu tha se në këtë proces nuk bëhet më fjalë nëse vendimi është i drejtë, pasi nuk është , por se ky vendim është i vështirë që lidhet me çështjet e brendshme të vetë BE.

"Nuk është e drejtë as për Maqedoninë e  Veriut dhe as për Shqipërinë. Nuk është e drejtë as për kosovarët të mos kenë liberalizmin e vizave edhe pse e kanë marrë premtimin prej vitesh. Këtu nuk bëhet më fjalë nëse është e drejt por për një vendimmarrje që është e vështirë pasi edhe vendimet në BE merren me konsensus. Nëse kishte një gjë të vërtetë që qëndronte në idenë e Macron para disa vitesh që duhet të merreshin me thellimin e BE së brendshmi është pikërisht dhe për këtë arsye se ka shumë çështje që në një moment të caktuar një vend i BE mund të ngrejë pretendime duke bllokuar një vend në proces anëtarësimi", tha Bregu.