“Breshëri na ka shuar, mbetëm pa bukë! Mbi 200 fermerë të dëmtuar në Korçë! Bashkia: S’kemi fonde, Qeveria të shpallë gjendjen e Emergjencës!

25 Qershor, 15:20

Katër fshatra të njësisë vendore Voskop në Korçë, me rreth 110 hektarë tokë bujqësore dhe pemëtari janë dëmtuar rëndë nga breshëri. Fermerët që humbën gjithë prodhimin bujqësor kërkojnë kompensim. Bashkia e Korçës tha se nuk ka fonde ndaj sugjeron që Qeveria të shpallë Gjendjen e Emergjencës.