Breshëri plumbash drejt një mobilierie në Krujë gjatë mesnatës, autori dhe shkaqet enigmë

15 Prill 2022, 10:32 | Përditesimi i fundit: 2022-04-15 11:47:07

Një mobilieri është qëlluar me breshëri plumbash mesnatës e djeshme në fshatin Nikel të Krujës.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të mobilierisë në pronësi të Myslym Karait. Ka qenë pikërisht pronari ai që ka njoftuar policinë mëngjesin e sotëm, pasi ka vënë re dëmtimin e fasadës. Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.