Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermeri: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!

4 Shtator, 18:24 | Përditesimi: 4 Shtator, 18:24

Breshëri i rënë të enjten në Devoll ka bërë dëme të mëdha, kryesisht në kulturën e fasules, e cila ishte në fazën e pjekjes. Bashkia ka nisur evidentimin e dëmeve ku deri më tani përllogariten 40 hektarë. Sakaq, fermeret kërkojnë kompensim për dëmet.

E.H/Shqiptarja.com