Brezi i parë në boksin profesionist? 'Titani' shqiptar Nelson Hysa përballet sonte me kampionin afrikan: Të ketë kujdes nofullën

17 Mars 2023, 12:44

Kampion shqiptar i peshave të rënda përballë kampionit të Afrikës. Kjo është superpërballja e rradhës për boksierin Nelson Hysa, i cili në Tiranë do luftojë për brezin e parë në boksin profesionist. Për Report TV ai thotë se pret një mbështetje të zjarrtë në Tiranë, ndërsa premton se fitorja do jetë e tij.