Britani e Madhe/ 400 hotele në shërbim të 51 mijë azilantëve! Shqiptarja: Më mungon të flas, s’kam miqësi! Britanikët të zemëruar: Na kushtojnë 6.8 mln £ në ditë

25 Mars 2023, 20:07

BRITANI E MADHE- Emigrantët janë kthyer në një “shqetësim”, jo vetëm për autoritetet, por edhe për banorët, Dhe vetë azilkërkuesit janë të pakënaqur. Në një shkrim të gjatë të bërë nga DailyMail, thuhet se numri i hoteleve që Britaninë e Madhe ka shkuar në 400, e ndërsa vala e emigrantëve nuk është larguar. Ndonëse kjo lloj metode është gjetur si zgjidhje nga ana e qeverisë për të përballuar fluksin e madh, vetë azilkëruesit kanë ankesa. Ato thonë se ndihen si në burg, ankohen që ushqimi është shumë i keq dhe se e gjitha po ndikon negativisht në jetën e tyre.