Britania kërcënon emigrantët me vendosjen e byzylykëve elektonikë: Nuk do i lejojmë të zhduken pasi të vijnë këtu

28 Gusht 2023, 15:51

Qeveria britanike planifikon të përdorë byzylykët elektronike për lokalizimin e emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend. Braverman tha se nuk mund të lejojë zhdukjen e tyre pasi hyjnë në Britani, por opozita ka kundërshtuar me argumentin se kjo teknikë përdoret vetëm për kriminelët e dënuar nga gjykata.