Britania vendos anijen maune për strehimin e emigrantëve ilegalë! Mjeti me 3 kate, 500 m i gjatë vendoset në Portland! Banorët e Dorset protestojnë

19 Korrik 2023, 23:08

Qeveria Britanike merr një tjetër hap për të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe kërkesat për azil. Një anije maune e pazakontë me 3 kate, është vendosur në portin e Potland në Dorset dhe do të shërbejë si strehë për 500 azilëkërkues meshkuj të rritur deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre. Por gjatë qëndimit në këtë anije, në përmasat e një fushe futbolli, azilkërkuesit nuk do jenë të izoluar por do lëvizin lirshëm.