Bujar Nishani: PD në udhëkryq për ekzistencën e saj! Në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti as shifrat e 2013-ës kur kaloi në opozitë

17 Qershor 2021, 21:57

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani në emisionin “Repolitix” në Report Tv tha se PD është një greminë politike dhe në një udhëkryq për ekzistencën e saj. Në zgjedhjet e 25 prillit sipas Nishanit PD nuk arriti as shifrat e 2013-tës kur kaloi në opozitë.