Bukë me vete në shkollë, ja çfarë nuk duhet të mungojë në kutinë e ushqimit sipas nutricionistes

28 Shtator 2022, 15:39 | Përditesimi i fundit: 2022-09-28 15:39:59

Me fillimin e vitit të ri shkollor, një ndër problematikat që shoqëron prindërit është edhe vakti që duhet të konsumojnë fëmijët gjatë qëndrimit në shkollë. Cilat janë frutat dhe perimet që duhet të vendosin në kutinë e ushqimit të fëmijës së tyre. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutricionistja Matina Cobo u shpreh se variacioni është ideal nëse duam që fëmija të ketë një metabolizëm të pasuruar.