Bukë vale me sheqer nga zonja Albana

15 Nëntor 2022, 11:08

Bukë vale me sheqer

Përbërësit:

  • 3 feta bukë të ndenjur
  • Sheqer
  • Gjalpë
  • Ujë

Përgatitja:

Presim bukën në kubikë dhe e kaurdisim mirë me gjalpë, më pas shtojmë sheqerin, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe pak ujë. E trazojmë derisa buka të përthithë të gjithë ujin dhe e servirim menjëherë.