-
Qumështor tradicional pa petë nga Mirela Andoni
Qumështor tradicional pa petë
Përbërësit:
- 3 vezë Ovvital
- 1 litër qumësht
- 3 lugë niseshte
- 1 e 1/2 lugë miell Ola
- 6 lugë sheqer
- 2 lugë gjalpë
- Pak kripë
Përgatitja:
Rrahim në tenxhere 2 vezë dhe sheqerin, shtojmë gjalpin, miellin, niseshtenë dhe pak kripë. E përziejmë derisa të bëhet një masë, shtojmë qumështin dhe e vendosim në nxehtësi mesatare derisa masa të bëhet kremoze, gjithmonë duke e përzier. E shtrojmë në tavë dhe sipër i hedhim vezën e mbetur me gjalpin pasi e kemi rrahur. E pjekim në furrë të nxehtë për gati 15 minuta në temperaturën 200 gradë.
-
Gjellë super e shijshme me oriz, presh dhe limon nga zonja Mirela
Oriz me presh me limon
Përbërësit:
- 2 presh
- 100 g oriz Gold
- 1 qepë e vogël
- 1 limon lëngu dhe lëkura
- 1 tufë kopër
- Kripë
- Piper i zi
- 2 lugë gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- Ujë
Përgatitja:
Në tenxhere kaurdisim qepën dhe preshin e grirë imët me pak kripë, gjalpë dhe vaj, më pas shtojmë orizin e larë, piperin e zi dhe ujë. Pasi të ziejë orizi shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit dhe e servirim të ngrohtë.
-
Lakror me presh dhe gjizë nga zonja Mirela
Lakror me presh dhe gjizë
Përbërësit:
- 250 g miell Ola
- 100 g kos
- 1 lugë e vogël kripë
- 1/3 lugë e vogël sodë
- Pak ujë
Mbushja:
- 2 presh
- 300 g gjizë
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në tigan kaurdisni preshin derisa të zbutet. sapo të ftohet pak shtoni gjizën dhe pak kos. Te mielli shtoni pak sodë, kripë, kos dhe pak ujë. Formoni brumin e lakrorit edhe e ndani në dy pjesë. E hapni petë dhe e shtroni te letra e furrës. Hapni edhe petën tjetër. E mbushni me gjellën petën poshtë, vendosni petën tjetër edhe mblidhni anët. E vendosni duke tërhequr letrën te teli i furrës. Furrën e ndizni 5 minuta të nxehet me temperaturë maksimale, me ventilim dhe e vendosni telin me lakrorin në fund fare. Piqet për 12 minuta me temperaturë maksimale pa e lëvizur fare nga fundi.
-
Karamele shtëpie me shije frutash nga zonja Mirela
Karamele me xhelatinë
Përbërësit:
- 250 ml lëng frutash
- 6 gr xhelatinë
Përgatitja:
Shtrydhim frutat dhe përftojmë 250 ml lëng, shtojmë pak lëng në xhezve dhe aty shtojmë fletat e xhelatinës 6 g gjithsej, të cilat i kemi lagur më parë me ujë sa të zbuten, e ngrohim sa të tretet xhelatina edhe më pas e shtojmë te lëngu. E përziejmë mirë edhe e hedhim në forma të vogla. Presim sa të mpikset xhelatina edhe më pas i nxjerrim nga format.
-
Qofte me patate dhe ton në 5 minuta, super të shijshme nga zonja Mirela
Qofte me patate dhe ton
Përbërësit:
- 500 gr patate te ziera të shtypura
- 100 gr ton
- 1/2 limon lëkura
- 1 vezë Ovvital
- Kripë
- Piper
- Pak spec i kuq djegës
- Majdanoz i grirë
- Galetë ose miell
Përgatitja:
Shtoni tonin e copëtuar te pureja e patateve, hidhni majdanoz, kripë, piper, pak spec, lëkurë limoni dhe majdanoz. Formoni qoftet dhe kalojini në galetë ose miell. Skuqini në vaj të nxehtë ose në tavë të lyera me pak vaj në furrë për 30 minuta me 200 gradë.
-
Oshmar me dhallë, Harapashi i traditës me miell misri nga zonja Mirela
Oshmar me dhallë / Harapash
Përbërësit:
- 2 lugë gjalpë
- 100 g djathë i thërmuar
- 2 gota me dhallë
- 1 filxhan kafeje miell misri Ola
Përgatitja:
Në tenxhere skuqim gjalpin dhe thërrimet e djathit, shtojmë dhallën dhe pasi të ngrohet pak shtojmë miellin e misrit. E përziejmë mirë mos krijohen kokrriza edhe e pjekim derisa të shkëputet nga anët e tenxheres. E hedhim lugë lugë në pjatë.
-
Byreçka briosh në 5 minuta me petë sfoliat, djathë dhe kremviçe nga zonja Mirela
Petë sfoliate me djathë dhe kremviçe Tona
Përbërësit:
- 1 petë sfoliatë
- 4-5 kremviçe Tona
- 150 g djathë
- Fara susami
Përgatitja:
Hapim petën sfoliatë, e presim në trekëndësha edhe i mbushim me djathë dhe kremviçe. I rrotullojmë si briosh rreth vetes nga pjesa më e gjerë. I vendosim në tavë, i lyejmë me ujë sipër dhe i spërkasim me fara susami. I pjekim në temperaturë 200° për 15-20 minuta sa të marrin ngjyrë.
-
Pasta me brokoli dhe kremviçe nga zonja Mirela
Pasta Ola me brokoli dhe kremviçe Tona
Përbërësit:
- 300 g makarona Ola
- 1 thelpi hudhër
- 1 boçe brokoli
- 2 kremviçe speciale Tona
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
- Trumzë ose rozmarinë sipas dëshirës
- Djathë të grirë për servirje
Përgatitja:
Vendosim ujin të ziejë, shtojmë kripë, makaronat dhe brokolin. Në tigan kaurdisim kremviçet e prera imët derisa të kërcanisen me pak vaj ulliri dhe hudhër. Shtojmë makaronat dhe brokolin e zier në tigan, e përziejmë mirë të lidhen shijet dhe i servirim të ngrohta me pak djathë të grirë.
-
Pancake me kungull, petullat amerikane me shije speciale nga zonja Mirela
Pancake me kungull
Përbërësit:
- 2 vezë Ovvital
- 100 g kungull i grirë në rende
- 1 filxhan kos
- 2 lugë vaj ulliri
- 200 g miell Ola
- 2 lugë mjaltë
- Kanellë
- Arrë myshk
Përgatitja:
Grijmë në rende kungullin, shtojmë vezët, kosin, vajin e ullirit dhe miellin. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë në tas dhe më pas i pjekim petullat në tigan me pak vaj. I servirim me pak mjaltë, kanellë dhe arrë myshk.
-
Kofsha pule me patate dhe mustardë nga zonja Mirela
Kofsha pule me patate dhe mustardë
Përbërësit:
- 2 kofsha pule
- 1 kg patate
- 1 limon lëkura dhe lëngu
- 1 lugë mustardë
- 2 thelpinj hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper i zi
- Rozmarinë
- 1 gotë ujë
Përgatitja:
Në mikser bëjmë salcën e marinimit ku bashkojmë lëngun dhe lëkurën e limonit, rozmarinën, vajin e ullirit, hudhrat, mustardën, kripën dhe piperin e zi. Marinojmë mishin e pulës dhe patatet me salcën e krijuar edhe i vendosim të piqen me temperaturë 200° për 40 minuta, 30 minuta të mbuluara me letër pjekje edhe më pas 10 minuta pa letër që të marrin ngjyrë.
-
Embëlsirë me kungull të pjekur, arra dhe kanellë nga zonja Mirela
Ëmbëlsirë me kungull të pjekur
Përbërësit:
- Kungull i verdhë
- Sheqer
- Gjalpë
- Ujë
- Kanellë
- Arrë myshk
- Arra
Përgatitja:
Presim kungullin në copa i shtrojmë në tavë, vendosim sipër gjalpë dhe sheqer. I pjekim 20 minuta me 200° derisa té zbuten. I shërbejmë me arra, arrë myshk dhe kanellë.
-
Bonbone biskote me shije Tiramisu pa pjekje, gati në 5 minuta nga zonja Mirela
Bonbone biskote me shije Tiramisu
Përbërësit:
- 300 g biskota savoiardi
- 250 g krem mascarpone
- 50 ml kafe Lavazza
- 50 g sheqer pluhur
- Kakao
Përgatitja:
Kafen e bashkojmë me kremin maskarpone dhe biskotat e grira pasi i kemi shtuar sheqerin. Formojmë një brumë dhe i ndajmë në topa, i japim secilës formë ovale e ndajmë në mes duke krijuar një vizë edhe i shtojmë sipër kakao. Duken si kokrra kafe të ëmbla e të buta.
-
Bukëza me rigon nga zonja Mirela
Bukëza me rigon
Përbërësit:
- 200 g miell Farin Up - Ola
- 200 g kos
- 1/2 lugë çaji kripë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
- 2 lugë gjelle rigon i tharë
Përgatitja:
Vendosni miellin në një tas të madh dhe shtoni kripën e imët të detit, më pas shtoni kosin dhe vajin e ullirit. Përziejini derisa të formohet një brumë jo plotësisht i njëtrajtshëm. Me ndihmën e dy lugëve vendosini në tavë të veshur me letër pjekje dhe në furrë për 20 minuta me 200° derisa të marrin ngjyrë.
-
Sallatë me lakër të kuqe dhe qiqra nga zonja Mirela
Sallatë me lakër të kuqe dhe qiqra
Përbërësit:
- 1/2 lakër e kuqe
- 1 kupë qiqra të ziera
- 1 qepë e kuqe
- 1 tufë majdanoz
- Lëng dhe lëkurë limoni
- Mustardë
- Kripë
- Vaj ulliri
- Pak mjaltë
Përgatitja:
Vendosim përbërësit e salcës në blender dhe i bluajmë derisa të bëhet një masë kremoze e lehtë. Në tas vendosim lakrën e prerë imët, qiqrat e ziera dhe qepën e kuqe. E marinojmë me salcén e limonit dhe majdanoz të grirë imët.
-
Supë me thjerrëza dhe kungull nga zonja Mirela
Supë me thjerrëza dhe kungull
Përbërësit:
- 250 g thjerrëza portokalli (Teuta)
- 250 g kungull
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 1 degë sherebelë
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim në tenxhere të kaurdiset qepa me sherebelën dhe hudhrën, shtojmë kungullin e grirë dhe thjerrëzat e lara. Shtojmë 1 litër ujë dhe 1 lugë koncetrat perimesh ose kripë dhe piper. E lëmë të ziejë derisa të zbuten. E shërbejmë supën të ngrohtë me vaj ulliri dhe majdanoz.
-
Gjellë me lakër dhe mish të grirë nga zonja Mirela
Lakër me mish të grirë
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 lakër e vogël
- 250 g mish i grirë
- 1 fletë dafinë
- Piper i zi kokër
- 1 lugë spec i kuq
- 1 lugë uthull Ponti
- 1 mollë
- 1 lugë kanellë
Përgatitja:
Kaurdisim në vaj ulliri mishin dhe më pas qepën derisa të skuqet, shtojmë erëzat dhe më pas lakrën e grirë imët së bashku me mollën dhe uthullën. E ziejmë derisa lakra të zbutet e gjella të mbetet me pak lëng.
-
Kek me banane dhe çokollatë nga Mirela Andoni
Kek me banane dhe çokollatë
Përbërësit:
- 125 ml vaj Gold
- 100 g sheqer
- 2 vezë Ovvital
- 3 banane
- 2 lugë gjelle qumësht i ngrohtë
- 1 lugëz sodë buke
- 250 g miell Farin-up
- 100 g çokollatë e griré
Përgatitja:
Shtypini bananet me një pirun. Në një tas, përzieni bananet e shtypura, vajin, sheqerin dhe vezët. Ngroheni qumështin dhe përziejeni sodën e bukës. Shtojeni te masa me banane dhe përziejini mirë derisa të bashkohen. Më pas shtoni miellin dhe pluhurin pjekës, pasi të formohet brumi shtoni copat e çokollatës. E vendosni në tavën e pjekjes dhe direkt në furrë të parangrohur me 180° për gati 40 minuta.
-
Bukë thekre me tharm shtëpie nga zonja Mirela
Bukë thekre me tharm
Përbërësit:
- 400 g miell thekre Ola
- 100 g miell 00 Ola
- 350 ml ujë
- 1 lugë e vogël kripë
- 150 g tharm
Përgatitja:
Vendosim në tas tharmin dhe ujin, e tretim mirë, shtojmë miellin dhe kripën. Formojmë brumin edhe e lëmë të vijë derisa të dyfishojë volumin. E vendosim te tava ku do e pjekim, e lëmë derisa të vijë përsëri, më pas e pjekim.
-
Krem qumështi me arra dhe hurma nga zonja Mirela
Krem qumështi me arra dhe hurma
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 5 hurma të thata
- 5 arra
- 2 cm xhenxhefil
- Kanellë
- Kardamom
Përgatitja:
Bluajmë qumështin e ngrohtë me arrat, hurmat dhe xhenxhefilin. Shtojmë kanellën edhe kardamomin, e përziejmë mirë edhe e vendosim të ziejë përsëri derisa sa të vlojë edhe të bëhet kremoze. E shërbejmë të ngrohtë.
-
Tru të skuqur me vezë nga zonja Mirela
Tru të skuqur me vezë
Përbërësit:
- Tru viçi
- Miell Ola
- Vezë Ovvital
- Kripë
- Piper
- Vaj Gold, për skuqje
Përgatitja:
Trutë e zier e të ftohur priten në feta të holla, u hidhen kripë, piper, lyhen me miell, kalohen ne vezë dhe skuqen në yndyrë të nxehtë.
-
Patëllxhanë me speca të kuq dhe erëza nga zonja Mirela
Patëllxhanë me speca të kuq dhe erëza
Përbërësit:
- 1 patëllxhan
- 3 speca të kuq
- 1 thelpi hudhër
- Majdanoz
- Kripë
- Piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Patëllxhanët i pjekim në furrë derisa të zbuten edhe lëkura t'i hiqet kollaj. I presim me thikë derisa të grimcohen, shtojmë hudhrën, kripë, piper, vaj ulliri dhe majdanoz. E shërbejmë në pjatë me vaj dhe majdanoz të freskët.
-
Mesnik me petë të pjekura shtëpie nga zonja Mirela
Mesnik me petë të pjekura
Përbërësit:
- 500 g miell Ola
- 250 ml ujë
- 1 lugëz kripë
- 1/2 kokë viçi
- 2 qepë
- Kripë
- Piper i zi
- Nenexhik
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Hapim petët edhe i pjekim mbi pianurë me kujdes në temperaturë të ulët. Ziejmë kokën e viçit edhe më pas e pastrojmë dhe zhveshim kokën nga mishi. Në tigan kaurdisim qepët e grira duke i shtuar lëng mishi derisa të zbuten, shtojmë mishin e copëtuar, piper të zi dhe nenexhik. Shtrojmë dy peta të njoma në tavë pastaj shtrojmë peta të pjekura dhe sipër shtrojmë mish me qepë dhe pak lëng, në fund vendosim një petë të cilën e lagim me lëng mishi dhe vaj. I pjekim në furrë të parangrohur me 200 ° për 40 minuta.
-
Gjuhë viçi me salcë vinegret - Recetë Argjentinase nga zonja Mirela
Gjuhë viçi me salcë vinegret - recetë Argjentinase
Përbërësit:
- 1 gjuhë viçi
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 degë selino
- Piper i zi kokërr
- 2 gjethe dafiné
Për salcën vinegret:
- Majdanoz
- Hudhër
- Piper i zi, spec i kuq
- Qepë
- Uthull Ponti
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Vlojeni në varësi të madhësisë së gjuhës me qepë, karrota, selino, piper të zi dhe dafinë për gati 1 orë dhe kur të zbutet lihet të ftohet në lëng derisa të jetë e mundur të hiqet lëkura lehtësisht pa u djegur. E presim në feta té holla dhe e vendosim në salcën vinegret dhe pas disa orësh (ose një nate të tërë në frigorifer) është gati për ta shijuar.
-
Sallatë me mel, kastravec turshi dhe ullinj nga zonja Mirela
Sallatë me mel, kastravec turshi dhe ullinj
Përbërësit:
- 250 g mel Teuta
- 1 spec i kuq
- 2 vezë të ziera Ovvital
- 5-6 kastravec turshi
- 5-6 domate e thatë
- 6-8 ullinj të zinj
- Vaj ulliri extra
- Limon
- Majdanoz
- Mente
- Borzilok
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Melin e shpëlajmë mirë me ujë të rrjedhshëm edhe e vendosim të ziejë në ujë me kripë derisa të zbutet. E vendosim në një tas ku e lëmë të ftohet pak duke e hapur edhe më pas shtojmë përbërësit e tjerë të prerë në kubik: specin, domatet e thara, kastravecin turshi, ullinjtë dhe vezët e ziera. Në fund e marinojmë me limon dhe vaj ulliri.
-
Patëllxhanë të mbushur nga zonja Mirela
Patëllxhanë të mbushur
Përbërësit:
- 5 patëllxhanë
- 3-4 qepë
- 3 domate
- 4-5 thelpinj hudhra
- 300 gr mish të grirë
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper i zi
- Majdanoz
Përgatitja:
Patëllxhanëve ia heqim lëkurën me shirita, i lyejmë me vaj edhe i vendosim të piqen në furrë sa të zbuten pak. Në tigan skuqim qepën me mishin sa të shterojnë lëngjet, shtojmë domatet edhe e marinojmë me kripë dhe piper, shtojmë hudhrat e prera në feta edhe mbushim patëllxhanet. I vendosim të piqen në furrë për gati 20-30 minuta sa të marrin faqe.
-
Drekë në 5 minuta | Kërpudha të mbushura nga zonja Mirela
Kërpudha të mbushura
Përbërësit:
- 5 kërpudha
- 1 dorë spinaq
- 1 thelpi hudhër
- 1 patate e zier
- 100 g salcë Tigullio (ricota dhe fistek)
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Pastrojmë kërpudhat nga bishti dhe i kaurdisim në tigan me spinaqin dhe hudhrën, shtojmë pataten e grimcuar si dhe kremin Tigullio. Erëza sipas dëshirës edhe i mbushim kérpudhat, i vendosim të piqen në furrë për 20 minuta.
-
Kimë me vezë në tigan nga zonja Mirela
Kimë me vezë
Përbërësit:
- 3-4 qepë
- 3 domate
- 4-5 thelpinj hudhra
- 300 gr mish të grirë
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper i zi
- Majdanoz
- Vezë Ovvital
Përgatitja:
Në tigan me vaj ulliri skuqim qepën me mishin e grirë sa të shterojnë lëngjet, shtojmë domatet dhe vijojme me kaurdisjen. Rregullojme shijen me kripë dhe piper, shtojmë hudhrat e prera në feta, majdanozin e grirë dhe vezë sipas dëshirës. I lemë vezët të mpiksen dhe në fund u hedhim sipër pak kripë e piper të freskët.
-
Llokume me shegë nga zonja Mirela
Llokume me shegë
Përbërësit:
- 2 gota lëng shege
- 1 gotë sheqer
- 1 filxhan çaji niseshte
- Fistëkë ose arra
- Arrë kokosi
Përgatitja:
Përziejmë lëngun e shegës, sheqerin dhe niseshtenë mirë në një tenxhere para se ta vendosim mbi pianurën e gatimit. E gatuajmë në temperaturë mesatare, duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë. Sapo të fillojë të ziejë, ulim zjarrin dhe vazhdojmë gatimin edhe për 10-15 minuta të tjera, duke e përzier pa ndërprerje. E heqim nga zjarri dhe shtojmë fistëkët ose arrat e grira. E hedhim masën në një enë të spërkatur me kokos dhe e lëmë të ftohet. Pasi të jetë ftohur, e vendosim në frigorifer gjatë gjithë natës. Të nesërmen, e presim në feta dhe e shërbejmë.
-
Tavë me patate dhe spinaq në 5 minuta nga zonja Mirela
Tavë me patate dhe spinaq
Përbërësit:
- 1 kg patate të ziera
- 1/2 kg spinaq
- 200 gr djathë kaçkavall
- 1 hudhër
- 4 lugë gjalpë
- 4 lugë vaj ulliri
- 2 garuzhde qumësht
- Kripë, piper, arrë moskat
Përgatitja:
Patatet e ziera i shtypim sa të thërmohen, por jo të bëhen pure. Kaurdisim në tigan vaj ulliri, hudhrën dhe spinaqin për 2 minuta, sa të ulë volumin. Në tas përziejmë patatet, spinaqin, 3/4 e djathit, kripën, piperin, arrën moskat dhe qumështin. Lyejmë tavën me pak gjalpë, hedhim 2 lugë galetë dhe shtrojmë purenë, e spërkasim me djathin e mbetur dhe gjalpin. E vendosim në furrë për 30 minuta në 180 gradë.
-
Kolendra, kulaçkat e gjysheve me kos nga Mirela Andoni
Kolendra, kulaçka me kos
Përbërësit:
- 1 gotë kos
- 1 gotë vaj Gold ose gjalpë i tretur
- 1 gotë sheqer
- 1 vezë Ovvital
- 1 lugë sodë buke
- Lëkurë portokalli ose vanilje sipas dëshirës
- Miell sa të bëhet brumë e mos ngjisë
Përgatitja:
Bashkohen të gjithë përbërësit e lëngshëm dhe më pas shtojmë miellin dhe sodën. Brumin e ndajmë në kualçka të vogla dhe i japim formë sipas dëshirës. Pjekja 12-15 minuta me 180 gradë dhe brumi nuk qëndron, por piqet menjëherë.
-
Salçiçe speciale Tona me lakër nga zonja Mirela
Salçiçe speciale Tona me lakër
Përbërësit:
- 1/2 lakër e kuqe e vogël
- 1 qepë e kuqe
- 1 thelpi hudhër
- 2 cm xhenxhefil (ginger)
- Pak spec i kuq pikant
- 2 lugë uthull molle
- Kripë dhe piper
- 4 salçiçe speciale Tona
- Majdanoz
Përgatitja:
Në tigan kaurdisim salçiçet e prera në copa sa të tymosen e të kërcanisen pak. I heqim edhe po aty shtojmë qepën, hudhrën, specin pikant, xhenxhefilin dhe më pas lakrën. E skuqim me kapak derisa të zbutet edhe në fund e shuajmë me uthull molle, shtojmë salçiçet dhe pak majdanoz.
-
Gjellë me qiqra, plot shije nga Mirela Andoni
Gjellë me qiqra
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 karrota
- 1 degë selino
- 1 patate
- Sherebelë e trumzë
- Qiqra ( të lëna në ujë 1 ditë më parë)
- Një dorë spinaq
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisni qepën, selinon dhe karrotat e prera në kubikë, shtoni erëzat, pataten edhe qiqrat. Shtoni ujë dhe lërini të ziejnë 40 minuta. Në fund bluani pataten me 2 garuzhde gjellë dhe erëzat, e shtoni tek tenxherja dhe rregulloni shijen me kripë, lëreni të ziejë 10 minuta sa të ajkosen. Në fund shtoni spinaqin dhe fikeni sobën. I shijoni me pak spec djegës, piper të zi dhe vaj ulliri.
-
Makarona me salcë panxhari, më të mira nuk keni provuar nga zonja Mirela
Makarona me salcë panxhari
Përbërësit:
- 250 g makarona Ola
- 1 panxhar
- 50 g arra
- 50 g djathë i bardhë
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri
- Trumzë
Përgatitja:
Zieni panxharin në avull edhe më pas bluajeni në blender me arrat, djathin, hudhrën, vajin e ullirit dhe pak ujë nga zierja makaronave derisa masa të bëhet kremoze. Zieni makaronat sipas udhëzimit në paketim, i kulloni edhe i përzieni me salcën e pregatitur. I shërbeni me arra, djathë të thërmuar edhe trumzë.
-
Kek me karrota që do ju shkrihet në gojë nga Mirela Andoni
Kek me karrota
Përbërësit:
- 200 g sheqer
- 4 vezë
- 100 g vaj ose gjalpë i shkrirë
- 100 ml qumësht
- Vanilje ose kanellë
- 3 karrota të grira me rende
- 100 g arra të coptuara
- 300 g miell Ola
- 1 fryrës keku
Përgatitja:
Përzieni mirë sheqerin me vezët, vajin, qumeshtin edhe vaniljen. Shtoni karrotat e grira, e përzieni dhe më pas shtoni miellin me fryrësin. Brumin e vendosni në tavë të lyer me gjalpë dhe miell orizi. Pjekja 50 minuta me 170 °. Bëni provën me një shkop druri edhe e shijoni sipas dëshirës.
-
Pure patate me salcë aromatike, më të mirë nuk keni ngrenë | Nga zonja Mirela
Pure me patate dhe krem Tigullio
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 1 kavanoz salcë Tigullio
- 50 g gjalpë
- 1 gotë qumësht
Përgatitja:
Ziejmë patatet derisa të zbuten plotësisht, në tenxhere shtojmë gjalpin edhe salcën Tigullio, i shtypim mirë patatet derisa të bëhen pure duke i shtuar qumështin.
-
Mëlçi në tigan me speca e erëza nga zonja Mirela
Mëlçi në tigan me spec dhe erëza
Përbërësit:
- 500 g mëlçi viçi
- 1 qepë e kuqe
- 1 spec i kuq
- 2 thelpi hudhër
- Dafinë
- Rigon
- Spec i kuq pikant
- Kripë dhe piper
- Uthull molle
Përgatitja:
Marinojmë mëlçitë e prera hollë me kripë dhe piper, i lyejmë me miell edhe i skuqim në tigan me vaj. I heqim sapo të skuqen nga të dyja anët edhe po aty skuqim qepën dhe specin të prerë në fije. Shtojmë hudhrën, dafinën, specin pikant, rigonin edhe mëlçitë e skuqura. E përziejmë edhe e shuajmë me një gotë ujë të vogël ku kemi shtuar 2 lugë uthull molle.