Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar

12 Dhjetor 2023, 14:06

U promovua mbrëmjen e së hënës Kalendari i Miss Shqipërisë për vitin 2024. Festa, që bëri bashkë krahas stafit e miseve, miq të këtij spektakli, iu dedikua bamirësisë. Regjisori e producenti Petri Bozo, shpjegoi pse këtë vit përmes video-ve dhe fotove të shkrepura, ka zgjedhur të përçojë mesazhin, se bukuria shërben për të thyer çdo bunkerizim të jetës.