Bulqizë/ I vendoset eksploziv makinës së Elton Debreshit, ish-kandidati i pavarur për deputet në Dibër, në zgjedhjet e 25 prillit

27 Gusht 2021, 10:00 | Përditesimi: 27 Gusht 2021, 10:00

Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit, i është vendosur eksploziv në makinë. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, ndërsa nga shpërthimi, fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale.

r.k./Shqiptarja.com