'Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, lihet në burg 35-vjeçari: E kam bërë për t’u kujdesur!

29 Janar, 13:22

Burri 35-vjeçar që mbajti të izoluar në banesë gruan dhe 2 fëmijët për më shumë se 1 vit në Tiranë, do të qëndrojë në qeli për 20 ditë. Në këtë kohë do të pritet ekspertiza për të parë nëse kryefamiljari ka apo jo probleme të shëndetit mendor që e kanë shtyrë të mbyllë brenda familjen, t’i monitorojë me kamera e t’i bllokojë valët e telefonit për të mos pasur komunikim me asnjë person.