Burime diplomatike për Report Tv: Në Afganistan s'ka shqiptarë civil dhe ushtarak! Strehimi i refugjatëve afganë, Shqipëria ka rënë dakord parimisht me SHBA

14 Gusht 2021, 14:47 | Përditesimi: 14 Gusht 2021, 14:47

Burime diplomatike për Report Tv sqarojnë se atje nuk ka prezencë as civile dhe as ushtarake shqiptare. 37 ushtarakët e fundit shqiptarë që ishin në Afganistan, janë larguar në muajin qershor përmes aeroportit të Kabulit ku ishin nën komandën turke. Po ashtu të njëjta burime bëjmë me dije se SHBA u ka kërkuar disa shteteve për të strehuar një pjesë të refugjatëve të Afganistan, ku Shqipëria ka dhënë një dakordësi në parim, por gjithçka është në fazë diskutimi.

KT/Shqiptarja.com