Burrel/ Metalurgët në protestë: Duam rritje pagash, përshkallëzim nëse s’na plotësohet kërkesa

8 Shkurt, 08:32

Punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Mat dolën sot në një protestë për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagës. Ata kërkuan edhe largimin e drejtorit të Uzinës për shkak të një incidenti të ndodhur dy vite më parë ndërsa thonë se protesta do të vijojë me përshkallëzim nëse kërkesat nuk plotësohen.