Burri në proces divorci e leu me benzinë dhe i vuri flakën, Melisa Trëndafili në luftë për jetën në QSUT! Fqinja i hoqi rrobat e ndezura nga trupi! 45-vjeçari ende në kërkim

1 Shtator, 15:35

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, po lufton me jetën në spitalin e QSUT. E reja sipas asaj çka thonë mjekët ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë. Ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për gruas. Pasditen e të shtunës, Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas dhe dyshohet për motive xhelozie.

      No videos found.