Bushaka, Fagu e pensioni special që u mohohet prej vitesh! Papagjoni i ashpër me komisionet që lënë artistët në pritje

14 Gusht 2022, 19:10

I kanë prekur të 80-tat, por Gaqo Bushaka dhe Mit’hat Fagu janë vetëm dy nga personalitetet me rezultate të larta në kulturë e arte, që rrinë ende në pritje të një pensioni special. Pavarësisht se rastet e tyre janë bërë publike, pensionet nuk u miratohen në Këshillin e Ministrave. Josif Papagjoni, kritikon komisionet që u heqin artistëve me kontribute të veçanta, të drejtën për të mos vuajtur varfërinë