'Butrinti', Gjinushi në Report Tv: Dakord me menaxhimin, por jo hulumtimin! Fondacioni s’mund të shkruajë historinë! Fjalori i Gjuhës Shqipe gati në 2023

12 Korrik 2022, 22:15

Kreu i Akademisë së Shkencave, nuk e sheh problemin tek menaxhimi i parkut, por tek pjesa e hulumtimit. Në këtë pikë, thotë Gjinushi, në vëzhgim të parë është një tejkalim i institucioneve shqiptare të cilët kanë të drejtën ekskluzive që të kryejnë hulumtime. Sipas Gjinushit, një fondacion i caktuar mund të marrë përsipër menaxhimin, por jo shkrimin e historisë.