Sot është Dita e Flamurit dhe kryeqytet i festimeve është Vlora. Prej orëve të para të ditës së sotme në qytetin bregdetar janë zhvilluar shumë aktivitete me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të shtetit.
Të pranishëm kanë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë marrë pjesë në kremtimet e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Parakalimi në qytet është shoqëruar me takime të Osmanit dhe Kurtit me qytetarët. Kryetari i bashkisë, Dritan Leli u shmang për shkak të përplasjeve të vjetra.
Ai ishte i pranishëm vetëm në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit dhe jo më pas. Edhe në ceremoninë zyrtare duke qenë mikpritës, protokolli parashikon që të ecë paralel me kryeministrin, por Rama e ka shmangur.