Byreçka dollma të mbushura me bishta qepësh dhe vezë të ziera nga zonja Albana

19 Prill 2022, 13:21

Byreçka dollma të mbushura me bishta qepësh dhe vezë të ziera

Përbërësit:

700 gr miell gruri

1 lugë supe kripë

600 ml ujë

200 gr gjalpë

4 vezë të ziera

1 tufë qepë të njoma

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas shtojmë miellin, kripën dhe ujin. Zëmë brumin dhe e punojmë mirë. E lemë të pushojë për 10 minuta dhe më pas e ndajmë brumin në toptha mesatare.

Tresim gjalpin dhe e hedhim në një tavë qelqi. Vendosim në tavë topthat e brumit dhe i lemë për rreth 1 orë.

Grijmë imët bishtat e qepëve të njoma dhe i kaurdisim për pak minuta. Ndërkohë kemi zjerë 4 kokrra vezë. I presim vezët e ziera në kubikë dhe i trazojmë me bishtat e qepëve duke i spërkatur me kripë dhe piper.

Hapim topthat e brumit në petë të vogla, vendosim mbushje me bishta qepësh dhe vezë në qendër dhe i mbështjellim njësoj siç veprojmë me dollmat.