Caka për Report Tv: Rezultati i 25 prillit do vonojë më shumë se zgjedhjet e kaluara! Fleta e votimit gati brenda 22 prillit

6 Prill 2021, 13:55 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 07:19:05

TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit do të vonojë më shumë se vitet e kaluara, për shkak të fletës së re të votimit, ku përveç votave të ardhura për partinë, do të numërohen edhe ato për kandidatët. Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Caka në një intervistë për Report Tv, në emisionin 'Sot Live në Shqipëri', u shpreh se ky proces do të jetë më i gjatë se zakonisht, por shtoi se në fund e rëndësishme është që të respektohet vullneti i çdo qytetari të Shqipërisë.

"Procesi i numërimit të votave do të jetë më i gjatë se zakonisht, por nuk ka rëndësi shpejtësia po rezultati, që çdo votë të numërohet siç ai ka shprehur vullnetin e tij", tha Caka për Report Tv.