'Calja mori 300 milionë lekë për garat e 2021', Gjoza flet për shpërblimet në peshëngritje: Në 2024 Shqipëria kandidate për Botërorin e të rriturve

24 Janar 2023, 15:49

Në muajt mars dhe prill Shqipëria do të organizojë Kampionatin Botëror për të rinjtë në peshëngritje. Për Report TV presidenti i federatës Elez Gjoza zbulon detaje të organizimit dhe thotë se ligji për shpërblimin po motivon të rinjtë të merren me peshëngritjen.