Call Center-at akuzohen se mashtrojnë përmes FOREX, mbi 1 mijë europianë pre e vjedhjes nga Tirana, 500 mijë euro vetëm një personi! Në 'sitë' llogaritë, transaksionet e telefonatat e kompanive

2 Nëntor 2021, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2021-11-02 15:01:37

Investoni në bursë për të rritur fitimet tuaja' ishte thirrja nga telefoni që u vinte me mijëra qytetarëve në të gjithë Europën përmes disa Call Center-ave në Tiranë.  Po kjo thirrje në fakt ishte thjeshtë një mashtrim për shumicën e shtetasve të huaj, paratë e të cilëve përfundonin në llogaritë offshore të Call Center-ave që ishin në Tiranë.

Pas denoncimeve dhe hetimeve të nisura, Prokuroria e Tiranës u ka dërguar letër porosi bankave të nivelit të dytë për të parë llogaritë dhe transaksione e këtyre Call Center-ave përgjatë 2 viteve të fundit.