Çatitë me pllaka guri, karakteristikë e shtëpive gjirokastrite po restaurohen. Duka: Janë 70 objekte, monumente kulture

16 Maj, 16:00

Në Gjirokastër ka nisur puna për restaurimin e çative në shtëpitë e vjetra karakteristike, qe jane pjese e trashëgimise. Janë 70 objekte që do restaurohen me fondet e shtetit në lagjet e njohuta të qytetit si Dunavat, Palorto, Çfakë.